×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Gjithçka që duhet të dini për Parkingun nëntokësor në Prishtinë – flet drejtori menaxhues

    Insajderi
    09 November 2022 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I nisur si projekt dy vite më parë, parkingu nëntokësor i kryeqytetit pritet t’ia fillojë punës që nga e premtja e 11 nëntorit. Për kapacitet, çmimet, sigurinë që do të ketë ky parking për Insajderi detaje ka dhënë Korab Fazliu, drejtor menaxhues i kompanisë “Parking Center”.

    Për çmimet tanimë të publikuar u nxitë goxha debat duke thënë se janë të larta por kështu nuk po mendon drejtori i kompanisë. Fazliu ka treguar se për sa kohë ka arritur të përfundohet projekti, e cilat kanë qenë vështirësitë. E përmendi edhe shifrën totale të kostos.

    Drejtori sqaroi se punimet e parkingut nëntokësor u shtyen pak edhe për shkak të një kërkese që pati i pari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Ai ka treguar se sa vetura mund të parkohen brenda këtij parkingu dy katësh.

    Çfarë niveli është siguria e si do të kryhet puna brenda këtij objekti, Fazliu ka shpalosur detajet.

    Pse është vendosur çmimi prej 1 mijë e 350 euro për 6 muaj e 2500 për një vit, tregon vet drejtori.

    Përveç çmimeve tanimë të ditura për publikun “Parking Center” shumë shpejt do të sjell edhe oferta tjera. 

    Interesimi i qytetarëve për këtë parking fillimisht ka qenë i lartë por pastaj ka rënë pak, e prapa saj qëndron një arsye.

    Mes tjerash, ai ka treguar se çfarë dobish do t’i sjell Prishtinës parkingu nëntokësor e se si do të veprohet në rast se personat e pa përgjegjshëm mund ta dëmtojnë hapësirën e parkingut.

    Storia e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark