×
  • Sport
  • Sport

    “Gjithmonë kundër meje” | Momenti kur Cristiano Ronaldos ia anulojnë golin e pastër kundër Al Shabab

    Insajderi
    30 August 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ronaldo ishte protagonisti i madh i fitores 4-0 të Al Nassr ndaj formacionit të Al Shabab. Kampioni portugez shënoi dy herë nga penalltia, por mund të kishte tre gola nëse nuk do të kishte ndodhur një episod në pjesën e parë.

    Në minutën e 18-të, kur rezultati ishte 1-0, Ronaldo shënoi me kokë, pas harkimit të topit nga goditja e këndit, por goli u anulua menjëherë nga arbitri pas konsultimit me VAR, për shkak të shtyrjes së një kundërshtari.

    Një vendim që habiti kampionin e Al Nassr, i cili u pa i tërbuar me kryesorin, duke debatuar me të. Në video është pikasur shprehja në anglisht e portugezit “gjithmonë kundër meje” si për të treguar se sa i mërzitur ishte për anulimin e golit.

    Pra, sikurse e dëshmon edhe kjo video, është gjithmonë i njëjti Cristiano Ronaldo, i pangopur me gola dhe fitore. Pavarësisht se në moshën 38-vjeçare, pasi ka fituar gjithçka, kërkon maksimumin edhe në Arabinë Saudite, edhe me fanellën e Al Nassr.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark