×
  • Showbiz
  • Show

    Gjobë pas ditëlindjes së Bes Kallakut, pezullohen 6 policë

    Insajderi
    22 November 2020 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Festa e 35-vjetorit të aktorit të humorit, Besart Kallaku ku morën pjesë rreth 30 persona në shkelje të masave anti-COVID ka sjellë ndëshkimin e pronarit të lokalit ku u mbajt eventi me 1 milionë lekë si dhe pezullimin nga detyra të 6 efektivëve.

    Vendimi për këta të fundit mban firmën e drejtorit të policisë së Tiranës për shkak të  moskryerjes të kontrollit të territorit, në një kohë që vendi është ende nën masa kufizuese për shkak të pandemisë së Covid19.

    Naim Abazi: Mozzik, Fifi, Gold Ag, 2 ton – talenta që dolen nga emisionet tona

    Ceremonia e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku u zhvillua në një lokal në fshatin Laknas, Bashkia Kamëz. Pamjet filmike dhe fotot e postuara në rrjetet sociale nga të pranishmit në event çuan uniformat blu në gjobitjen e lokalit që pranoi organizimin e eventit në shkelje  të plotë të rregullave anti-COVID.

    Sakaq, policia njofton se bazë të pamjeve filmike të administruara janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anti-COVID.

    Në 35-vjetorin e aktorit të humorit nuk munguan as emrat e njohur të showbizit shqiptar dhe të politikës, mes të cilëve presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark