×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkaloi dyfishin e shpejtësinë së lejuar, Policia tregon sa e gjobiti 24 vjeçarin me BMW X5

    Insajderi
    08 January 2024 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka gjobitur një 24-vjeçar që po voziste një BMW X5 në Ferizaj, pasi i njëjti kishte bërë tejkalim të shpejtësisë.

    Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, me datën 08.01.2024 rreth orës 20:30 në rrugën ” Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin N.A (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 94 km/h, njofton policia, përcjell Insajderi.

    “Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark