×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjobitet me 300 euro shoferi i cili voziti me patentë të konfiskuar

    Insajderi
    18 March 2024 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar ky akt për gjashtë muaj.

    Shoferi u gjobit me 300 euro si dhe me ndalim drejtimi të automjetit për gjashtë muaj të tjerë.

    Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj, i cili drejtoi veturën nën masën mbrojtëse të patentë shoferit
    Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 18.03.2024 rreth orës 19:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të Ferizajt ka ndaluar shoferin A.L (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën e tij nën masën mbrojtëse që e kishte të ndaluar drejtimin për 6 muaj, prej datës 02.11.2023 – 02.05.2024. Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë tjetër për kundërvajtje 300 euro dhe vazhdim i masës mbrojtëse, heqje e patent shoferit edhe për 6 muaj tjerë, nga data 02.05.2024-02.11.2024”,
    njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark