×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjokoviq e fiton çështjen gjyqësore

    Insajderi
    10 January 2022 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tenisti serb, Novak Djokovic, raportohet se e ka fituar çështjen gjyqësore.

    Gjykatësi Kelly gjeti se vendimi për t’ia anuluar vizën ishte “i paarsyeshëm”. Ai ka urdhëruar që Djokovic të lirohet menjëherë.

    Mediat e huaja raportojnë se Kelly urdhëroi që Djokovic t’i ktheheshin pasaporta dhe të gjitha sendet e tjera personale.

    Ky urdhër u shpall në gjykatë të hapur dhe gjykatësi tha se vendimi për anulimin e vizës do të “shfuqizohej”.

    Qeveria tani po shqyrton një mundësi të sajën për të anuluar vizën e tij, shkruan Heraldsun.

    Gjykatësi deklaroi se nëse qeveria, nëpërmjet një ministri tjetër, ushtron një kompetencë personale për të anuluar vizën, atëherë Djokovic nuk do të lejohet të kthehet në Australi për tre vjet.

    Ai kërkoi që nëse qeveria vendos të zbatojë kompetencat që ata kanë deklaruar, gjykata kishte të drejtë të informohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark