×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjuajnë me armë në dasmë, arrestohen dy të dyshuar në Gjilan

    Insajderi
    17 July 2023 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar R.I (68-vjeç) dhe F.S ( 46-vjeç), nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar (dasmë).

    Në njoftim thuhet se arrestimi i të dyshuarve u bë pasi Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, të dielën rreth orës 14:20, ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit

    “Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy të dyshuar R.I. (viti i lindjes 1955, mashkull, kosovar shqiptar) dhe F.S. (viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar shqiptar) të cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) kanë shtënë me armë zjarri. Nga dy të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri, njëra e llojit Ëalther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftim.

    Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim.

    Pas këtij rasti policia ka bërë thirrje që të mos përdoren armët gjatë ahengjeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark