×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajti me armë zjarri në ahengun familjar – arrestohet 19 vjeçari në Kaçanik

    Insajderi
    26 October 2023 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 19 vjeçar është arrestuar sot në Kaçanik nga Policia e Kosovës, i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli derisa ka shtuar se i njëjti është liruar në procedurë të rregulltë.

    “Stacioni i policisë në Kaçanik, sot rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se gjatë një ahengu familjar në një restorant në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin, “A.G ( M/K) i moshës 19 vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri”, ka thënë ai.

    “I njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit”, konfirmoi ai.

    Rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armës”.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark