×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtja me armë në Gjakovë, vetëdorëzohet Endrit Berisha

    Insajderi
    15 April 2024 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Endrit Berisha, njëri nga të përfshirët në sulmin me armë zjarri në kryqëzimin e rrugëve “Anton Çetta” dhe “Ylli Morina” në Gjakovë, është vetëdorëzuar në polici.

    Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi avokati i tij, Prek Kola.

    “Klienti im është vetëdorëzuar. Po presim procedurat”, ka thënë Kola për Insajderin.

    Gazeta Insajderi nga burimet e veta brenda policisë në Gjakovë ka mësuar se personat e përfshirë në këtë ngjarje janë Ardian Hasanaj, Agron Muqaj dhe Zeki Hasanaj personat që dyshohet se kanë sulmuar Endri Berishën para shtëpisë së tij në Gjakovë. Derisa ky i fundit iu është kundërpërgjigj me armë zjarri.

    Burimet kanë informuar Gazetën se viktima, Endrit Berisha ka pasur një konflikti para pesë viteve personin me emër Ardian Hasanaj i cili me qellim hakmarrjeje ka shkuar në shtëpinë e Endrit Berishës bashkë me xhaxhain, Zeki Hasanaj dhe nipin Agon Muqaj, e kanë pritur tek banesa dhe e kanë sulmuar me armë e mjete të forta. Ndërkohë, siç tregon burimi, Endrit Berisha iu është kundërpërgjigjur me gjuajtje me armë zjarri, bëjnë me dije burimet brenda policisë.

    Lidhur me rastin ka lëshuar njoftim edhe Policia e Kosovës.

    Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.

    “Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit”, u tha në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark