×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtja me armë zjarri në Hajvali – Policia jep detaje

    Insajderi
    24 April 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mosmarrëveshje në trafik u bë mollë sherri që një person të gjuajë me armë në drejtim të një personi tjetër, në Hajvali të Prishtinës.

    Rasti është duke u hetuar nga policia, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

    “Rr. Brigada 153, Hajvali, Prishtinë. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarjes njësia e hetimeve dhe krimteknikës kanë sekuestruar një gëzhojë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark