×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtje me armë në Prishtinë, sulmohen tre shtetas britanik

    Insajderi
    24 August 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se tre shtetas britanik kanë raportuar se sa ishin në lëvizje me veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

    Nga gjuajtja me armë lëndime të lehta trupore ka pësuar njëri nga ta, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të pistoletës.

    Policia ka njoftuar se për këtë rast është intervistuar një i dyshuar të cilit i është konfiskuar një pistoletë, e më pastaj është liruar në procedurë të rregullt.

    “Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark