×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një restoranti në Prishtinë

    Insajderi
    26 November 2023 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë në orët e para të mëngjesit është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në oborrin e një restoranti në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit.

    “Është pranuar informacioni se në oborrin e një lokali afarist(restorant) ka të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të armës së zjarrit”.

    Për rastin është arrestuar një person i dyshuar, por, është liruar pas intervistimit.

    Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është liruar”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark