×
Show / Fashion

Gjuha sekrete e meshkujve: Çfarë mundohen të thonë realisht ata?

Insajderi
07 July 2019 - 20:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse përpiqemi të deshifrojmë gjuhën e tyre, mbase ata do të ndihen më pak nën presion dhe tregohen më të lirshëm

Shpeshherë, meshkujt nuk përdorin fjalë të drejtpërdrejta për të komunikuar me ne, prandaj duhet ta mbani gjithmonë parasysh këtë fakt.

Ja disa gjëra që ata mund t’ua thonë dhe si t’i përktheni realisht ato.

1. Fillon të tregojë për miqtë e tij

Ai papritur fillon të tregojë se sa e rrëmujshme dhe e zhurmshme është jeta prej beqarësh e miqve të tij, madje shton se nuk i pëlqen aspak një stil i tillë jetese.

E di që gjëja e parë që të vjen në mendje është të mendosh se në fakt edhe ai do donte një jetë të tillë, por në fakt e vërteta është ndryshe: në këtë mënyrë ai po të thotë se dëshiron që lidhjen tuaj ta çojë në një tjetër nivel dhe pret të njëjtën gjë nga ti.

2. E ke ftuar së fundmi që të njihet me familjes tënde…

… dhe që atëherë a të ka treguar që është ndjerë mirë dhe rehat me babanë dhe vëllezërit tuaj?

Kjo është gjë e mirë, në një farë mënyrë po të tregon se dëshiron të jetë pjesë e familjes.

3. Të ngacmon

Të thotë se je e pandreqshme, sillesh çuditshëm…që i shkruan shumë shpesh. Epo, kemi një lajm të mirë për ty. Madje shumë të mirë. Mos harroni, se në fund të fundit meshkujt janë si fëmijë të mëdhenj. Ata ngacmojnë personat që duan dhe injorojnë ata që nuk u pëlqejnë.

4. Të thotë se ka nevojë për hapësirë

Të zë paniku… Çfarë do me thënë kjo gjë? Që nuk të do më, nuk dëshiron të jeni më bashkë?

Jepi një minutë kohë vetes dhe merr frymë thellë. Sepse nuk ka asgjë të tillë.

Meshkujve u pëlqen gjuetia. Pastaj mjafton të marrësh më rrallë në telefon, duke i dhënë hapësirën që aq shumë kërkon dhe do e shikosh që do të të kërkojë vetë ai.

5. Dëshiron ta ndjejë prezencën tënde dhe kur ti nuk je aty

Pasi ke fjetur disa herë nga ai, të thotë që herën tjetër të sjellësh disa rroba me vete që ti kesh aty për çdo rast. Kjo, në gjuhën e meshkujve, do të thotë se ai po mendon se si mund të jetë juaji nëse jetoni bashkë.

Ndonëse kjo është një gjë e mrekullueshme, mos u entuziazmo së tepërmi dhe të marrësh gjithë gardërobën me vete. Do ta trembësh dhe do ta bësh të ndihet si i mbytur. Mos harro, jepi hapësirën që ka.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark