×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjukanoviq: Kosova dhe Serbia s’kanë rrugë tjetër përpos ta nënshkruajnë marrëveshjen

    Insajderi
    21 February 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk ka rrugë tjetër as për Kosovën e as për Serbisë përveç arritjes së një marrëveshje, ka thënë presidenti malazias, Millo Gjukanoviq, duke folur për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

    Mbajtja e konfliktit të ngrirë, Gjukanoviq, tha se është në funksion të një doktrine destruktive ndaj Evropës dhe Balllkanit Perëndimor.

    Këto komente presidenti malazias i bëri në një intervistë dhënë për transmetuesin publik gjerman, Deutsche Welle.

    “Qëndrimi im dihet prej kohësh: nuk ka rrugë tjetër përveç marrëveshjes. Çdo ide tjetër, si ideja e mbajtjes së konfliktit të ngrirë, është në fakt në funksion të një doktrine destruktive ndaj Evropës dhe ndaj Ballkanit Perëndimor si rajon evropian. Pra kjo me siguri që nuk është një rrugë, që do t’ì sjellë gjëra të mira as Serbisë, as Kosovës, as Ballkanit Perëndimor dhe as Evropës”.

    “Unë mendoj se me pranimin e tekstit bazë të marrëveshjes nga të dyja palët, është bërë një lëvizje. Ky është një shans që nuk duhet lëshuar. E di që në ditët në vijim në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet për dokumentin përcjellës, planin e zbatimit. Shpresoj se edhe për këtë do të arrihet një marrëveshje. Sinqerisht dua që Serbia dhe Kosova ta nënshkruajnë marrëveshjen, sepse mendoj se kjo do të ishte e një rëndësie të pamatë për stabilitetin dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka thënë Millo Gjukanoviq.

    Pyetur se a ka mundësi që konflikti në Ukrainë të depërtojnë edhe në Moldavi ose Kosovë, Gjukanoviq nuk e përjashton atë.

    “Realisht ky konflikt e ka këtë potencial. Që nga dita e parë them se ky është një konflikt, ku Ukraina është në vijën e zjarrit. E di që ekziston ideja, që përmes formatit “Bota Ruse” të bëhet një revizionim historik dhe bëhen përpjekje për t’i dhënë Rusisë rëndësinë gjeopolitike, që kishte dikur Bashkimi Sovjetik”.

    “Por ajo që na intereson më shumë ne si evropianë është, se ky është padyshim agresion kundër unitetit evropian dhe sistemit evropian të vlerave. Më vjen mirë që kështu lexohet në të gjitha adresat e rëndësishme politike evropiane. Më vjen mirë që Evropa ka reaguar siç ka reaguar dhe se me të vërtetë e kupton, që në Ukrainë po mbrohet sistemi evropian i vlerave. Unë mendoj se për aq kohë sa zgjat lufta, rreziku i reflektimeve të tilla, siç e theksuat në pyetjen tuaj, ekziston”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark