×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjumi i tepërt, rrezik për alzheimerin? Çfarë thotë studimi

    Insajderi
    18 April 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rezultatet i një studimi, i cili gjurmoi zakonet e gjumit gjatë ditës tek njerëzit e moshuar, ishin befasuese. Njihuni më poshtë me përfundimet e studimit, gjetjet e të cilit mund të ndihmojnë në zgjidhjen e rezultateve kontradiktore të efekteve të dremitjes. Studimi sugjeron se me kalimin e moshës, shtimi i orëve të gjumit në rutinën e ditës, mund të rritë rrezikun për të zhvilluar dëmtime të lehta njohëse ose Alzheimer.

    Shkencëtarët mendojnë se ka shumë gjasa që dremitja e tepërt të jetë një shenjë paralajmëruese: “Mund të jetë një sinjal i plakjes së përshpejtuar”- tha Dr Yue Leng, asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. “Nëse vini re se po filloni të përgjumeni më shumë gjatë ditës, ky mund të jetë një sinjal i rënies së aftësive njohëse.”, shpjegon ai. Shkencëtarët gjurmuan oraret e gjumit tek pjesëmarrësit me një moshë mesatare 81 vjeç, për disa vite.

    Ata gjithashtu iu nënshtruan testeve për të vlerësuar aftësitë njohëse çdo vit. Në fillim të studimit 76% e pjesëmarrësve nuk kishin dëmtime të aftësive njohëse, 20% kishin dëmtim të lehtë dhe 4% kishin sëmundjen e Alzheimerit. Me kalimin e viteve, u vu re se orët e dremitjes ishin dyfishuar pas diagnozës me dëmtim të lehtë të aftësive njohëse. Dhe ato gati u trefishuan, pas një diagnoze me Alzheimer. Në përgjithësi, pjesëmarrësit që dremisnin më shumë se një orë në ditë, kishin një rrezik 40% më të lartë për të zhvilluar Alzheimer sesa ata që dremisnin më pak se një orë në ditë.

    Studiuesit duke krahasuar trurin pas vdekjes, zbuluan se ata me sëmundjen e Alzheimerit kishin më pak neurone që nxisin zgjimin. Oraret e pazakonta të gjumit, pagjumësia dhe gjumi me cilësi të dobët gjatë natës janë diçka e zakonshme për ta.Por hulumtimi tregoi se lidhja me dremitjen mbeti e njëjtë edhe kur u mor parasysh gjumi cilësor gjatë natës. Autorët thanë se ndjesitë e shtuara të përgjumjes gjatë ditës, mund të jenë një shenjë e hershme se ndryshimet po ndodhin në tru. Dhe ato janë shenjat e para të demencës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark