×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Gjuriq nuk mund të kthehet më në Policinë e Kosovës”

    Insajderi
    11 November 2022 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ish-komandanti i Policisë në veri, Nenad Gjuriq nuk do të ketë mundësinë të kthehet më në Policinë e Kosovës.

    Sveçlatha se disa prej atyre policëve që kanë dhënë dorëheqje, e që në mesin e tyre është edhe Nenad Gjuriq nuk kanë mundësi të kthehen në Policinë e Kosovës, pasi thotë se kanë qenë edhe në hetim.

    “Nuk ka më gjasë të kthehen në Policinë e Kosovës, ata edhe ashtu kanë qenë në hetim. Nenad Gjuriq më nuk mundet të kthehet në Policinë e Kosovës”, tha ai në T7, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ndërsa, sa i përket dekorimit që ia bëri presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, Nenad Gjuriqit, Sveçla tha se ajo ka qenë tentativë e Vuçiqit që t’i trimërojë të tjerët.

    “Ai është veq një shpërftyrim i asaj që cfarë raporti kanë pas, Është tentativ e Vuciqit që t’i trimërojë të tjerët, kinse nuk i lë në baltë.  Ka një katefori kriminelësh që kanë vepru në atë zonë, janë pasuru dhe pastaj kanë ikë. Unë jam i bindur që kjo situatë kaotike nuk mund të vazhdojë më”.

    Mes tjerash, Sveçla tha se do të hapet konkurs për plotësimin e numrit të policëve në veri në momentin që kjo çështje do të rregullohet, në bazë të rregullores.

    “Do të hapim konkurs në momentin e parë që rregullohet brenda rregullores”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark