×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjuriq: Për shumë zyrtarë amerikanë, Kurti është pjesë e problemit, jo e zgjidhjes

    Insajderi
    10 April 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për shumë zyrtarë amerikanë “është pjesë e problemeve, jo e zgjidhjeve”.

    Gjuriq tha amerikanët nuk e harrojnë faktin që “Vetëvendosje organizoi përmbysjen e një kamioni me Coca-Cola vetëm se ishte prodhuar në Zemun”.

    “Ne nuk e prezantojmë veten si miq të askujt, më së paku shërbëtorë, por si njerëz që duan një marrëdhënie të shëndetshme dhe normale. Kurti u perceptua si dikush që nuk dëshiron të respektojë as marrëveshjen e Brukselit dhe as të Washingtonit dhe për shumë zyrtarë amerikanë, jo të gjithë, ai është pjesë e problemeve, jo e zgjidhjeve”, tha Gjuriq për TV Happy.

    “Kurti definitivisht nuk e ka monopolin e marrëdhënieve të mira me Amerikën në rajon, dhe kjo është e thënë butë”, tha ndër tjerash ambasadori serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark