×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata cakton një muaj paraburgim për ferizajasin, dyshohet për dhunim

    Insajderi
    18 April 2024 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.H, i cili dyshohet për veprën penale dhunimi.

    Sipas Gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 15 prill 2024, rreth orës 20:00 – 21:00, përkatësisht në shtëpinë e tij në Gjilan e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën të mitur, e cila pra ishte e moshës 16 vjeçare edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeçe, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën të mitur me pëlqimin e saj.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark