×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata Komerciale i ndërpreu punimet, Rama viziton rrugën “A”: Të vazhdojnë punimet, interesi publik mbi atë partiak

    Insajderi
    11 November 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar rrugën “Jim Xhema”, e njohur ndryshe si “rruga A”, për të cilën tri javë më parë Gjykata Komerciale mori vendim që të ndërpriten punimet. Por, pavarësisht vendimit, punimet në këtë rrugë po vazhdojnë.

    Rama tha se kjo rrugë ka rëndësi për banorët e lagjes “Kalbria”, të cilët ankohen për kundërmimin e ujërave të zeza tash e 11 vjet.

    Ndërtimi i rruguës ‘Jim Xhema’ zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit. Banorët e lagjes “Kalabria” dhe “Prishtina e Re” janë ankuar me të drejtë për rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur”, ka deklaruar Rama.

    Po ashtu, ai ka thënë se ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” do të shkarkojë trafikun e kryeqytetit.

    Rruga ‘Jim Xhema’ do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen ‘Kalabria’ me lagjen ‘Prishtina e Re’. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës ‘B’ do të lidhet me rrugën ‘Jim Xhema’. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, theksoi kryetari.

    Tutje, Rama ka thënë se punimet në ndërtimin e rrugës duhet të vazhdojnë sepse ”interesi publik është më i rëndësishëm se interesat politike e partiake”.

    Kujtojmë se, Gazeta Insajderi kishte publikuar hulumtimin për tenderin prej 8.5 milionë eurosh për ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë, që iu dha firmës “Sallahu”, ku pronari i saj ishte dënuar për mashtrim.

    Ndërsa, me 20 tetor Gjykata Komerciale ka vendosur se punimet në rrugën A duhet të pezullohen.

    Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi theksohet se vendimi Gjykatës bazohet në atë se pronari i kompanisë që është shpërblyer me tender është i dënuar për falsifikim të dokumenteve.

    Gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit dhe pezullimi i aktivitetit Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”, me , deri në shqyrtimin e pretendimeve te ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale Është më se i duhur që të ruhet interesi publik“, thuhet ndër të tjerash në vendim.

    Këto punime po i kryente “Sallahu”, derisa pronari i saj Naim Sallahu është i dënuar për mashtrim nga Gjykata Themelore e Prishtinës vitin 2018.

    Sallahu, që ishte parë në këtë ceremoni bashkë me Abdixhikun e Ramën, sipas vendimit të Themelores e që është vërtetuar edhe nga Apeli e ka të ndaluar që të marrë pjesë në prokurime publike për një periudhë 10 vjeçare- deri më 2028.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark