×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata Kushtetuese vendos për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik

    Insajderi
    26 December 2023 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që ta aprovoj kërkesën e Avokatit të Popullit në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të ri të Pagave në Sektorin Publik.

    Njoftimi erdhi nga Gjykata Kushtetuese.

    “Kategoritë e afektuara nga zbritja e nivelit të pagave, përfitojnë nga një periudhë tranzitore dy (2) vjeçare pas hyrjes në fuqi të ligjit, përkatësisht (i) gjatë vitit të parë, njëqind përqind (100%) të shtesës tranzitore dhe rrjedhimisht, përgjatë këtij viti nuk afektohen nga zbritja e nivelit të pagës; ndërsa, (ii) gjatë vitit të dytë, pesëdhjetë përqind (50%) të shtesës tranzitore. Aktgjykimi gjithashtu sqaron që nga të drejtat e periudhës tranzitore, janë përjashtuar (i) anëtarët e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës, të cilët për pasojë janë afektuar me zbritje të menjëhershme pagash përmes hyrjes në fuqi të Ligjit të kontestuar; dhe (ii) të gjithë personat që janë punësuar në sektorin publik pas hyrjes së tij në fuqi” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Sipas Aktvendimit, Ligji i kontestuar tashmë ka prodhuar efektet e tij tek kategoritë të cilave u është ngritur niveli i pagës, si dhe tek kategoritë që u është zbritur niveli i pagës”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

    Avokati i Popullit, duke u mbështetur edhe në njëqind e katër (104) ankesa të dorëzuara pranë Institucionit të tij nga funksionarë/zyrtarë/nëpunës, organizata e asociacione, me pretendime për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore si rezultat i zbritjes së nivelit të pagave në sektorin publik, në esencë, para Gjykatës pretendon që Ligji i kontestuar është nxjerrë në kundërshtim me (i) të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë të drejtën për barazi para ligjit dhe të drejtën për gëzim paqësor të pronës; dhe (ii) ndarjen dhe balancimin e pushteteve në Republikën e Kosovës, në cenim të garancive kushtetuese për pavarësinë e institucioneve të pavarura. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark