×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykata merr vendim ndaj dy mjekëve për marrje të ryshfetit në Gjilan

    Insajderi
    02 May 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu i Spitalit të Gjilanit, Halil Basha janë arrestuar të shtunën nga Policia e Kosovës.

    Të dy mjekët dyshohen se kanë marrë qindra euro ryshfet për të kryer një ndërhyrje.

    Gjykata Themelore të Gjilanit ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se është vendosur nga një muaj paraburgim për dy mjekët.

    Zëdhënës i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra tha se dje është marrë ky vendim në seancën dëgjimore.

    “Në lidhje me pyetjet e juaja për rastin në fjalë ju njoftojë se dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, tha Shkodra për Insajderin

    Policia e Kosovës njoftoi se mjekët janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje.

    Sipas policisë, anesteziologu dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 euro nga viktima për të kryer një ndërhyrje.

    Ndërsa kirurgu dyshohet se kishte marrë, lidhur me ndërhyrjen 330 euro, ndërsa, sipas policisë, kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

    Të njëjtit fillimisht u ndaluan për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark