×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit për sulm seksual ndaj të miturës në Malishevë

    Insajderi
    05 July 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh një të mituri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “sulmit seksual”.

    Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, rasti kishte ndodhur në Malishevë, ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeçare.

    “Me këto veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale, ” Sulmi seksual” nga neni 229 paragrafi 5 lidhur me paragraf 1, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja për të mitur Besarta Doli, në seancën dëgjimore të mbajtur dje, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të mitur në fjalë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    I mituri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve, i cili do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit më 03 korrik 2023 dhe do të zgjasë deri më 01 gusht 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark