×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjykata përdori standarde të dyfishta – Berisha përmend rastin “Balje-Hoxhiq”

    Insajderi
    07 August 2022 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Veton Berisha, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane është shprehur se gjykata ka përdorur standarde të dyfishta në rastin e keqpërdorimit të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës. Ai përmend rastin e Duda Baljes me Ardijana Hoxhiqit dhe rastin e tij e Albert Kinollit me partinë e Elbert Krasniqit, i cili sipas Berishës u ndihmua nga Lista Serbe.

    Berisha në intervistë për InDoks është shprehur i zhgënjyer nga gjykata në Kosovë. Tash e 17 muaj po presin për një vendim.

    “Ne pretenduam dhe u vërtetu se që kishte orkestrim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 nga Lista Serbe dhe disa parti tjera marionetë e tyre, edhe pas ankesave tona edhe PZAP edhe Gjykata Supreme konstatoi se ka pasur orkestrim të votave ndërsa çuditërisht vendimi ishte me dy standard, vendimi për palët që u ankuan një standard tjetër u përdorë për rastin Duda Balje e Ardiana Hoxhiq, që ishte ankesa e njëjtë, akterët e njëjtët që I kishin orkestru”, tha Berisha përcjell Insajderi.

    “…Për mua si parti liberale egjiptiane dhe Iniciativa Rome për shkak që ne garojmë në atë grupin ashkali, rom egjiptian u përdorë një standard tjetër, u anuluan disa prej vendvotime ndërsa nuk u anulua në tërësi siç ndodhi me rastin Duda Balje dhe Adrijana Hoxhiq dhe normalisht ishte instance e radhës që ne të shfrytëzojmë Gjykatën Kushtetuese si mekanizimë më i rëndësishëm e i besueshëm për ne në Kosovë”.

    Berisha përmendin edhe rastin e Duda Baljes me Adrijana Hoxhiqin, ku kjo e fundit doli që ka manipuluar me vota.

    Berisha thotë se Balje është më e përshtatshme për pushtetin se sa ai, andaj edhe u mor më shpejt vendimin për rastin e saj.

    Gjykata vendosi pro Baljes por jo edhe pro Berishës ani pse ankesat i kishin si të ngjashme.

    “Nuk po du me thënë më e dëgjueshme por sigurisht më e përshtatshme sepse shpeshherë për dallim prej meje që kam ditë me kundërshtu edhe veprimet që kanë qenë në kundërshtim me të komunitetit egjiptian ka ndodhur që ata nuk kanë ditur ose nuk e kanë bë të njëjtën gjë dhen normalisht mua kjo më ka kushtuar dhe nuk jam pishman sepse po i përfaqësojë ata”, ka deklaruar Berisha në InDoks.

    Më 13 mars të vitit 2021, Veton Berisha, kryetari i i Partisë Liberale Egjiptiane atëkohë kandidat për deputet, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe tek Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me votat e partisë “Romani Iniciativa” në vendbanimet e komunitetit me shumicë serbe në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

    Berisha në ditën e dorëzimit të ankesës u shpreh se pret nga Gjykata Kushtetuese të veprojë në formë sa më të shpejt. Shtoi se me këtë veprim dëmet që iu janë shkaktuar komunitet egjiptian janë të mëdha.

    “Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.

    “Unë pres dhe besoj fuqishëm në profesionalizmin e Gjykatës Kushtetuese që përfundimisht këtë dukurin e orkestrimit dhe këtë tendencën me marrë Lista serbe shtetin e Kosovës në ‘dorë’, besoj që Gjykata Kushtetuese do ta jep fjalën e fundit”, tha ai.

    Berisha po ashtu ka dorëzuar ankesë edhe tek Avokati i Popullit për shkak, që siç tha ai me këto veprime të institucioneve ka elemente të shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë bërë nga PZAP dhe Gjykata Supreme.

    Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.

    “Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.  

    Berisha në InDoks sqaroi se në cilat komuna pati më së shumti keqpërdorim të votës.

    “Ataku më i madh që na është bërë neve ka qenë komuna e Graçanicës për faktin që në atë komunë ka qenë orkestrimi më i madh që ka ndodh dhe vota më së shumti që ka marrë Iniciativa Rome për faktin që në atë komunë janë 400-500 banorë të komunitetit romë, ndërsa së fundmi kanë marrë 1870 vota dhe në komunat tjera siç ishin Kamenica, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe gjitha banimet ku kishte banorë serbë. Dhe kjo Iniciativë kishte marrë vota për ta, por nga votues serbë”, deklaroi Berisha.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark