×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjykata Speciale bastisi mbrëmë dy shtëpi në Prishtinë, KMDLNj jep detaje

    Insajderi
    03 May 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dhënë detaje për bastisjen nga Gjykata Speciale të shtëpive të Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit.

    Në njoftimin e KMDLNj-së thuhet bastisja e shtëpive të Flamur Sopit dhe Nuhi Ahmetit ka nisur nga ora 19:00 e së martës deri në mesnatë.

    @insajderiinsajderi #AlbinKurti #Albin #kryeministrikurti #QeveriaKurti #Kosova #kosovaret #shqiptaria #kosovaisalbania🇽🇰🇦🇱 #kosovo🇽🇰 #kosovotiktok #aleksandervucic #kosova #dialog #serbia #lajmetefundit #lajmeshqip #fyp #viral #foryourpage ♬ Action – Infraction Music

    Lexoni të plotë, pa ndërhyrje njoftimin e KMDLNj-së:

    Sipas informatave të KMDLNj-së mbrëmë më 2 maj 2023, policë të Gjykatës Speciale – EULEX-it bastisën shtëpinë e Flamur Sopi dhe Nuhi Ahmetit duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë.

    Policë të Gjykatës Speciale mbrëmë midis orës 19:00 e deri më 23:00, bastisën shtëpinë ku banon me qira Nuhi Ahmeti, ish i burgosur politik, kontribuues aktiv në luftën e UÇK-së dhe nga viti 1990 aktivist i KMDLNj-së.

    Nuhi Ahmeti i ka deklaruar KMDLNj-së se policët para bastisjes ia kanë treguar urdhrin e Gjykatës për bastisje, e kanë njoftuar me të drejtat që i takojnë si dhe për të drejtën që gjatë bastisjes të jetë edhe avokati i autorizuar nga Ahmeti.

    Nuhi Ahmeti thotë se sjellja e policëve ishte në përputhje me mandatin e përcaktuar, se nuk kanë bërë asnjë dëm material dhe se ia kanë konfiskuar një telefon. Pas bastisjes i kanë lënë një ftesë për intervistim në EULEX, me datë 3 maj 2023, në ora 9:30.

    KMDLNj-ë është në pritje të përfundimit të intervistimit në mënyrë që të mësojë për arsyet e bastisjes dhe qëllimet e intervistimit.

    Gjatë bastisjes nuk ishte i pranishëm avokati shkaku se Nuhi Ahmeti nuk ka kërkuar praninë e avokatit, ndërsa gjatë intervistimit do të jetë i pranishëm avokati i autorizuar nga Nuhi Ahmeti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark