×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjykata Themelore refuzon edhe kërkesën e FC Vitisë për Kuvendit Zgjedhor

    Insajderi
    08 April 2022 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka refuzuar kërkesën e FC Vitia, përmes të cilit propozim ata kishin kërkuar që të pezullohet dhe pengohet mbajtja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për datën 6 prill 2022.

    Po ashtu klubi që bën gara në Ligën e Parë, kërkonin që të pengohet edhe U.D. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj,  në ushtrimin e kompetencave të tij.

    Kjo kërkesë është refuzuar nga  Gjykata Themelore e Prishtinës, ashtu siç ishte refuzuar edhe ajo e Gramoz Vokrrit ditë më parë, të cilit iu pamundësua kandidimi shkaku i problemeve me nënshkrimet e delegatëve.

    “Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë, shpallet jo kompetent në pikëpamje lëndore, për të gjykuar këtë çështje jurudike, sipas pasdisë së FC Vitisë, kundër të paditurës Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore.

    Më poshtë është bashkangjitur edhe aktvendimi i departamentit të përgjithshëm.

    FFK: Refuzimi i kërkesave tregon ligjshmërinë e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor

    FFK edhe njëherë ka insistuar se Kuvendi Zgjedhor i mbyllur me 6 prill, ku u zgjodh kryetar Agim Ademi, është i ligjshëm.

    “Refuzimi i këtyre kërkesave edhe njëherë e konfirmon ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së i mbajtur me datë 6 prill 2022”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

    Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur me datë 6 prill 2022, Agim Ademi mori edhe një mandat si kryetar me votat e mbi të 2/3 të delegatëve të Kuvendit të FFK-së.

    Tutje në komunikatën e lëshuar nga FFK thuhet se vendimet e Gjykatës Themelore, së bashku me konfirmimet e UEFA-s dhe FIFAS-s, argumentojnë ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit dhe zgjedhjes e Ademi si kryetar i FFK-së.

    “Vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pjesëmarrja dhe votimi masiv nga delegatët e Kuvendit të FFK-së, konfirmimet e monituruesve të UEFA-s, FIFA-s dhe MKRS-së për mbarëvajtjen e Kuvendit, si dhe përgëzimet e UEFA-s, FIFA-s dhe të anëtarëve të shumtë të tyre për mbajtjen e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit z.Ademi, e argumentojnë ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit dhe zgjedhjes së z. Ademi si kryetar i FFK-së”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark