×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjykata vendos – rinisin punimet në “Rrugën A”

    Insajderi
    03 January 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tre muajsh të pezullimit të punës, Gjykata Komerciale i ka hapur rrugë punimeve në “Rrugën A” apo “Jim Xhema”. Si rrjedhojë, Dhoma e Shkallës së Dytë e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të gjykatës.

    Në vendim thuhet se janë aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe palëve të interesuara: Komuna e Prishtinës dhe operatori ekonomik “Sallahu”.

    Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se pikërisht shtyrja e vendimit jo vetëm se është në kundërshtim me interesin publik, por rrezikon që të dëmtojë më shumë palët e përfshira në raport me paditësin.
    Sipas aktvendimit është refuzuar si e pabazuar ankesa e “Pro & CO Group” sh.p.k. për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit që lejoi rinisjen e punëve në rrugën A.

    Paditësi “Pro & Co Group” sh.p.k. ushtroi padi në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, me të cilën ka iniciuar konfliktin administrative si dhe ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës Organi Shqyrtues të Prokurirmit me nr.144/23 të datës 19.04.2023.

    “Kolegji i Gjykatës Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë vlerëson se përfundimi dhe qëndrimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk është i drejtë dhe si i tillë nuk mund të pranohet, pasi që aktvendimi i ataktuar është i përshirë me shkelje të dispozitave të procedures kontestimore për shkak se aktvendimi i atakuar përmban të meta pasi që arsyet për faktet vendimtare janë të paqarta dhe kontradiktore.“Duke i marrë parasysh pretendimet ankimore, Dhomat e Shkallës së Dytë vlerësojnë se me rastin e shtyrjes së ekzekutimit të vendimit, gjykata shqyrton dhe kufizohet vetëm në kushtet ligjore nga Neni 22 par.2 i Ligjit për Konfliktet Administrative, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë kumulative në mënyrë të që shtyhet ekzekutimi i aktit administrative”, thuhet në aktvendim.

    Potencohet se “Kolegji ka vlerësuar se Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka arritur të jep arsye bindëse për faktet vendimtare të cilat ndikojnë në zbatimin e drejtë të dispozitës së Nenit 22 par.2 të LKA-së, duke mos balancuar drejtë kërkesën e palëve në raport me kriteret ligjore”.“Bazuar në vlerësimin e Kolegjit, Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka arritur që të përcaktojë drejtë interesin publik, i cili në rastin konkret është i kufizar në interesin për të vazhduar ose jo projektin që është objekt i procedurës së prokurimit, në raport me kërkesat e paditësit”, thuhet në aktvendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark