×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Gjykatësi i Apelit dyshohet për përfshirje në “konflikt interesi”, punësoi praktikantin e tij në Gjykatën e Prizrenit

    Insajderi
    24 November 2022 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar 82 kandidatë në pozitën si Bashkëpunëtor Profesional. Në mesin e tyre është edhe Shpend Makasqi. Gazeta Insajderi, merr vesh se ai ka afërsi me njërin nga anëtarët që ka qenë në komisionin për përzgjedhjen e tyre. Shpend Makasqi ishte praktikant i ish-gjyqtarit të Themelores në Prizren, Arsim Hamzaj, aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

    Avokati, Gent Gjini, ka bërë kërkesë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të hetuar të gjeturat e tij lidhur me dyshimet për “konflikt interesi” dhe shkelje të procedurës gjatë përzgjedhjes së anëtarëve në pozitën si Bashkëpunëtor Profesional.

    Ankesa e tij lidhet me njërin nga kandidatët e pranuar dhe afërsinë me njërin nga anëtarët e komisionit në konkursin që ishte shpallur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

    Avokati Gjini ka treguar për Gazetën Insajderi, të gjeturat e tij përmes së cilave pretendon se ka “konflikt të pastër të interesit” në mes të anëtarit të komisionit, gjykatësit Arsim Hamzaj dhe kandidatët Shpend Makasqi.

    Ky i fundit tashmë është zgjedhur bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Prizrenit.

    Në kuadër të komisionit vlerësues, në përbërje ka qenë edhe gjyqtari, Arsim Hamzaj.

    Konflikti i interesit dyshohet se qëndron tek fakti se gjykatësi Hamza gjatë kohës sa ka punuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka pasur praktikant me muaj të tërë kandidatin e përzgjedhur Shpend Maksaqi.

    Procesi i rekrutimit të Shpend Makasqi dhe lidhja e tij me gjykatësin Arsim Hamzaj

    Gjatë kohës sa ka shërbyer si praktikant, Maksiqi ka punuar në zyrën e gjykatësit në Gjykatën e Prizrenit.

    Avokat Gjini thotë se ata kanë krijuar afërsi shoqërore.

    Ai ka qëndruar ekskluzivisht në zyret e tij, ka punuar me të, i ka ndihmuar të njëjtit dhe normalisht është krijuar edhe raporti shoqëror”, thotë ai për Insajderin.

    njoftimin për themelimin e komisionit për rekrutim të bashkëpunëtorëve profesional në gjykatat e Kosovës është edhe emri i Arsim Hamzaj, si anëtar i Komisionit.

    listën e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për kandidatët e pranuar në shpalljen për bashkëpunëtor profesional figuron emri i ish- praktikantit, Shpend Makasqi.

    Emri i tij është tek kandidatët e pranuar për të shërbyer në Gjykatën e Prizrenit.

    Lidhur me këtë rast, ankesën e avokatit Gent Gjini e ka pranuar edhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

    Në përgjigjen për Insajderin, ata thonë se kanë pranuar kërkesën dhe kanë filluar fazën e shqyrtimit të rastit.

    “Ju njoftojmë se rasti i apostrofuar është pranuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) nëpërmjet postës së rregullt më 21 nëntor 2022 dhe i njëjti do të trajtohet konform legjislacionit në fuqi,  brenda afateve të parapara me ligj”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për Insajderin. /Gazeta Insajderi

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark