×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjyqi për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, kronologjia e rastit

    Insajderi
    04 August 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marigona Osmani u vra kur ishte vetëm 18 vjeçe. Më 4 gusht 2023, gati dy vjet pas vrasjes së saj, në Gjykatën Themelore të Ferizajt do të shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

    Më poshtë gjeni kronologjinë e rastit:

    22 gusht 2021 – Marigona Osmani, 18-vjeçare, vdes. Dardan Krivaqa, i cili jetonte me Marigonën në bashkësi jashtëmartesore, si dhe Arbër Sejdiu, akuzohen se me dashje dhe në bashkëkryerje e vranë 18-vjeçaren në Ferizaj, në tentim për ta fshehur kryerjen e veprës penale dhunimi një ditë më parë.

    14 korrik 2022 – Mbahet seanca fillestare e këtij rasti. Arbër Sejdiu deklarohet i pafajshëm, ndërsa Dardan Krivaqa mbrohet në heshtje.

    23 gusht 2022 – Avokatët e Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut kërkojnë hudhjen e aktakuzës.

    2 shtator 2022 – Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut u konfirmohet aktakuza, pasi gjyqtari i rastit, Sahit Krasniqi, hedh poshtë kërkesën për hudhje të aktakuzës.

    24 janar 2023 – Gjyqtari Sahit Krasniqi aprovon propozimin për ekzaminimin psikiatrik ndaj Dardan Krivaqës. Raporti i Institutit të Forenzikës konstaton se Krivaqa nuk ka asnjë çrregullim apo sëmundje mendore psikotike.

    6 korrik 2023 – Dardan Krivaqa sërish mbrohet në heshtje.

    1 gusht 2023 – Jepen fjalët përfundimtare. Avokati i familjes së 18-vjeçares së vrarë kërkon dënim maksimal, ndërsa avokati i Krivaqës thotë se, kur të merret vendimi për dënimin, duhet të merret parasysh që “vepra penale është kryer nën ndikimin e lëndëve narkotike”, shkruan REL.

    4 gusht 2023 – Shpallet aktgjykimi.

    Ndryshe, avokati i palës së dëmtuar, familjes Osmani, Gazmend Rexhepi ka kërkuar që ndaj të akuzuarve të shpallet dënimi kapital.

    Sipas Kodit Penal te Kosovës, ky dënim më i rëndi që e njohin ligjet e Kosovës është ai me burgim të përjetshëm.

    Ndërkohë familja e 18-vjeçares Marigona Osmani pritet të kërkojë dëmshperblim dhe do të parashtrojë kërkesë për mbrojtje pasurore juridike pas përfundimit të këtij gjyqi.

    Sipas të dëmtuarve, vrasja e Marigona Osmanit është më e rënda nga paslufta dhe është ende më mizore se sa që është paraqitur në aktakuzë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark