×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtari më i mirë i Premier Ligës do të ndaj drejtësin në ndeshjen Çeki-Shqipëri

    Insajderi
    04 September 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy sfidat e radhës kualifikuese për grupin E të Evropianit 2024 që do mbahet në Gjermani mesin e vitit që vjen. Djemtë e Sylvinhos udhëtojnë për në Pragë më datën 7 shtator, teksa përballë do jetë Çekia në “Fortuna Arena”.

    UEFA ka bërë një vlerësim maksimal për këtë duel, teksa ia ka besuar bilbilin Anthony Taylor (44 vjeç). Arbitri i Premier League ishte më i miri i edicionit të fundit në këtë ligë, teksa të enjte do jetë në Pragë për të gjykuar Çekinë dhe Shqipërinë. Ndihmësa të tij do jenë anglezët Gary Besuick, Lee Bets dhe Craig Pauson.

    Kujtojmë se Taylor prej 2010 bën pjesë në listën e arbitrave të Premier League, ndërsa nga 2013 është pjesë e UEFA-S. Taylor është i njohur edhe për përplasjen pas finales së Europa League me trajnerin Jose Mourinho, aty ku Roma e portugezit u mund nga Sevilla. Trajneri priti arbitrin në parkingun e stadiumit, duke iu hakërryer për vendimet.

    Veç Çekisë, kuqezinjtë e Sylvinhos luajnë kundër Polonisë mbrëmjen e 10 shtatorit po në 20:45 në Tiranë. Për grupin E kualifikues të Euro 2024, Çekia me shtatë pikë mban vendin e parë pas tre ndeshjeve, ndjekur nga Shqipëria me gjashtë pikë dhe Moldavia me pesë pikë (një ndeshje më shumë). Polonia mban vendin e katërt me tre pikë dhe Ishujt Faroe në fund me një pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark