×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjyshja e harroi në veturë për 8 orë, foshnja vdes nga nxehtësia

    Insajderi
    02 August 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një foshnje 14 muajshe, ka humbur jetën si pasojë e nxehtësisë në New York, meqë ishte harruar nga gjyshja e saj brenda një veture.

    Gjyshja e saj e la në automjet pa mbikëqyrje për tetë orë, shkruan abcnews.

    Vdekja e saj u konstatua në spital, pas 8 ore qëndrim në veturë, ndërkohë që rasti është duke u hetuar.

    Rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë në Shtetet e Bashkuara çdo vit pasi mbeten ose bllokohen në një makinë, sipas Departamentit të Transportit të SHBA.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark