Primoz Gliha është shprehur i pa kënqur me rezultatin pasi sipas tij Kosova krijoi raste të mira shënimi, shkruan Insporti.com.
Gliha në intervistën pas ndeshjes për “Super Sport Kosova” deklaroi se në futboll kur krijon raste, do të thotë se keni luajtur mirë.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin sepse kishim shumë raste dhe nuk shënuam. Krijuam shumë raste, por nuk patëm fat, por ndoshta do ta kemi në ndeshjen e ardhshme. Në futboll kur krijon raste, do të thotë që kemi luajtur mirë. Por kur filloni të shënoni gola atëherë duket më e dukshme. Do të flas me ekipin për të gjetur një zgjidhje. Do të shkojmë të luajmë në Greqi me të njëjtin mentalitet”.
Dardanët u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte humbja e katër radhazi për Kosovën. /Insporti.com/