Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur për një moment kur e tërhoqi për dore Edon Zhegrovën në ndeshjen ndaj Rumanisë.
Gliha theksoi se e ka tërhequr Zhegrovën për t’i thënë se duhet t’i shënosh tre gola ndaj Rumanisë.
Ai shtoi se këtë e ka bërë edhe për t’i qetësuar lojtarët pasi situata u acarua.
“Besoj që siç e dini, se ka qenë një situatë speciale e keni parë që gjithë futbollistet dhe stafi i janë drejtuar te gjyqyrtait, nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për tu menaxhuar në aspektin emocional, i kemi pasë nëntë karton të verdhë dhe kartonin e kuq të Vedat Muriqit. Por unë kam qëndruar për ti mbrojtur lojtarët nga ndëshkimet e radhës, kam qëndruar ata për ti qetësuar, në atë situatë, e kam tërhequr Edon Zhegrovën dhe i kam thënë është porta duhet të shënosh tre gola në atë formë i jep përgjigje edhe publikut që ofendonte shtetin e Kosovës, edhe gjyqtarëve dhe gjithëve”, ka thënë Gliha.