×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Goditet AAK – e gjithë kryesia e kësaj nëndege jep dorëheqje

    Insajderi
    25 November 2022 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asambleisti i AAK-së në Prizren Besnik Baldedaj ka njoftuar se ka ofruar dorëheqjen nga ky subjekt politik.

    Baldedaj ka bërë të ditur se një vendim të tillë e ka marrë dhe gjithë kryesia e AAK-së në Dedaj të Hasit.

    Baldedaj ka thënë se një vendim i tillë ka ardhur pasi nuk beson më në projektin dhe vizionin e AAK-së me theks të veçantë “degës në Prizren”, e cila e nënvlerësoj anashkaloji gjithë këtë kontributin e tij.

    Reagimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë dhe përkrahësit e mi,

    Me shumë keqardhje më duhet t’ju njoftoj se sot, që nga ky moment unë s’bashku me kryesinë e nëndegës së AAk’së në Dedaj (regjioni i Hasit) japim dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet e AAK-së”.

    Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, si një ndër asambleistët më të votuar të listës së AAK-së dhe Dedaj një nëndegë me aktive e këtij subjketi politik në Prizren nuk ishte aspak i lehtë.

    Por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e AAK-së me theksë të veqantë “degës në Prizren”, e cila e nëvlersoj anashkaloji gjithë këtë kontribut timin, kontributi ynë mëtutjeshëm aty, nuk do të jetë më i sinqertë.

    Votuesve të AAK-së dhe mbështetësve të mi, ju falënderohem nga zemra për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për mua, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira!

    Ne politik vota te mban.

    I juaji.Besnik Baldedaj


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark