×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    “Goditje në trup me kaçavidë për ta ‘vrarë’ djallin” – Publikohen pamjet e momentit kur rrahet një grua për t’i hequr magjinë

    Insajderi
    05 September 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i pazakontë ka ndodhur në një nga fshatrat e Shqipërisë në Mat, ku një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të përsëritur, por kjo ngjarje nuk mbaron me kaq.

    48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëshortes së tij , kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji.

    Por sikurse duket në pamjet e sjella nga policia e Matit, personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit.

    36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit,  për të “shëruar” 33- vjeçaren po ndiqet penalisht për mashtrim.

    Ndërsa, D. B., 48 vjeç, banues në Burrel, ( i dënuar më parë për kanosje dhe kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë) është arrestuar në kushtet e flagrancës.

    Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

    33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark