×
  • Sport
  • Sport

    Goditje për Italinë, mbrojtësi i Atalantës këput ligamentet dhe humb Kampionatin Evropian

    Insajderi
    03 June 2024 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Atalanta dhe Kombëtarja e Italisë kanë marrë një lajm të rëndë të hënën në mesditë, pasi Giorgio Scalvini ka pësuar një lëndim të rëndë.

    Kësisoj pas Francesco Acerbit që u largua nga kampi italian, edhe Scalvini ka humbur sezonin.

    Futbollisti ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit dhe ndonëse pritet ende t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, tashmë është e sigurt mungesa e tij në Gjermani.

    Nëse konfirmohet dëmtimi i rëndë, atëherë Scalvini do të duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe të qëndrojë larg fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm.

    Por edhe nëse më e keqja është shmangur, mbrojtësi nuk do të mund të udhëtojë drejt Gjermanisë.

    Mediat italiane bëjnë me dije se Spalletti pritet të thërrasë mbrojtësin e Juventusit, Gatti për t’u bashkuar në grumbullim, pasi ka humbur tashmë dy qendërmbrojtës me mjaft peshë.

    Scalvini u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Fiorentinës, e fundit e sezonit 2023-2024 në Serinë A dhe u largua me ndihmën e stafit mjekësor.

    Ky lëndim komplikon edhe të ardhmen e tij, pasi shumë klube kishin kërkuar informacion te Atalanta për blerjen e kartonit të Scalvinit. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark