×
  • Sport
  • Sport

    Goglat të pamëshirshme për ekipet shqiptare në raundin e dytë

    Insajderi
    21 June 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Conference League skuadrat shqiptare si Egnatia, Tirana, Vllaznia, Shkëndija e Tetovës, Dukagjini, Shkupi dhe Gjilani zbuluan edhe kundërshtarët e raundit të dytë.

    Në këtë tur, kujtojmë se u shtua edhe një tjetër skuadër shqiptare si Drita e cila e nis këtë kompeticion nga raundi i dytë dhe rrezikon përballjen me një tjetër skuadër shqiptare si Shkëndija e Tetovës.

    Fillimisht, shorti nisi me skuadrat të cilat marrin pjesë në turin e parë të Champions League dhe në rast eliminimi e nisin Conference League nga turi i dytë. Kështu, Partizani, Ballkani dhe Struga mësuan kundërshtarët në rast se transferohen në Conference League.

    Skuadrat që i bashkohen nga Champions League:

    Atletic Club D’Escaldes-Budocnost/ Partizani-Bate Borisov

    Zalgiris-Struga/ Finalist nga raundi paraeliminator

    Ballkani-Ludogorets/ Helsinki-Larne

    Ndërkohë, skuadrat e tjera shqiptare mësuan kundërshtarët teksa një short i vështirë për Tiranën që “peshkoi” Besiktas ndërsa e komplikuar është rruga edhe për Egnatian, Vllazninë, Shkupin, Gjilanin dhe Dritën. Disi më me fat mund të konsiderohet Shkëndija e Tetovës që mund të përballet me kundërshtarë nga Ishujt Faroe dhe Estonia.

    Lista me ndeshjet e ekipeve shqiptare në rast se kalojnë në turin e dytë të Conference League:

    Dukagjini-Europa/ Rijeka

    Tirana-Dinamo Batumi/ Besiktas

    Ararat-Armenia-Egnatia/ Aris

    Lienfield-Vllaznia/ Pogon Szczecin

    Hegelmann-Shkupi/ Levski Sofia

    Progress Niederkorn-Gjilani/ Midtjylland

    Viktoria Plzen-Drita

    Torshavn-Paidee Linnameeskond/ Shkëndija Tetovës-Haverfordwest County

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark