Futbollisti me prejardhje kosovare, Mërgim Berisha, po vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë me skuadrën e tij, Augsburgun.
Berisha realizoi sot golin e parë të ndeshjes mes Augsburgut e Eintracht Frankfurtit, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes.
Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e parë, gol ky i cili ishte i katërti për të në Bundesligë.
Në total, Berisha këtë sezon ka arritur të bëjë tetë paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe katër asistime.