×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Gold AG bëhet baba për herë të dytë, ky është emri që ka zgjedhur për të birin

    Insajderi
    26 September 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG, është bërë baba për herë të dytë.

    Ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bekuan me një djalë.

    Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në “Facebook”, duke zbuluar se të birin e ka pagëzuar me emrin Front.

    Postimi i plotë i Gold AG:

    ELHAMDULILAH

    Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë.Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë.

    E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.

    O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua.Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit.

    26 Shtator 2022”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark