Golden State Warriors dhe Milwaukee Bucks kanë marrë fitoret e katërta në serinë e ‘Play-Off’-it, për të kaluar në raundin tjetër.
Warriors kanë mposhtur Denver Nuggets në ndeshjen e katërt me rezultat të ngushtë 102:98, por që i ka mjaftuar për të kaluar tutje pasi pas pesë ndeshjeve kanë marrë katër fitore e një disfatë.
Stephen Curry ishte më i miri në këtë sfidë për Warriors me 30 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Ndërkohë me pikë dyshifrore e mbyllën edhe Gary Payton (15), Klay Thompston (15), Andrew Wiggins (12) dhe Draymond Green me 11 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Milwaukee Bucks kanë triumfuar me rezultat 116:100 për t’i eliminuar nga Play Offi Chicago Bulls me seri 4-1.
Giannis Antetokounmpo ishte më meritori për këtë fitore me 33 pikë e nëntë kërcime, derisa Pat Connaughton shtoi 20 pikë të tjera.