Golf 8 pritet të dalë në treg diku në vitin 2019 ndërsa GTI në vitin 2020.
Gati të gjitha modelet e VW Golf kanë qenë me ndryshime evolutive por jo revolucionare, prandaj kjo pritet edhe me Golf 8.
Golfi i ri pritet të peshojë 50 kg më pak se sa paraardhësi i tij, dhe do të ketë një ndryshim në sistemin elektrik duke e shndërruar në 48V dhe duke ia shtuar një motor startues të integruar, shkruan The Citizen.
Ndërsa është e mundshme që një motor elektrik i montuar në pjesën përparme të transmisionit ta kthejë në një hibrid Golf GTI-në.
Golf 8 GTI Clubsport pritet të ketë edhe deri në 320 kuaj fuqi dhe 2.0-litërsh turbo petrol. /Insajderi.com