×
  • Sport
  • Sport

    Goli i Jordi Albas i dhuron tri pikë Barcelonës – titulli kampion vetëm çështje ditësh

    Insajderi
    02 May 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 1-0, në ndeshjen e xhiros së 33-të në La Liga.

    Katalunasit u mjaftuan me një gol të vonshëm (1-0) për të vazhduar marshimin drejt titullit të kampionit të Spanjës për sezonin 2022/2023.

    Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 27-të kur Jorge Herrando u përjashtua me karton të kuq, megjithatë pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura.

    Goli i vetëm u realizua në minutën e 85-të, kur Jordi Alba pranoi një pasim të mirë në zonë nga Frenkie de Jong dhe u tregua i saktë.

    Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 14 pikë më shumë se Real Madridi (pa ndeshjen e kësaj jave) dhe kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në mbyllje të kampionatit po rrugëton sigurt drejt titullit.

    Osasuna është pesë pikë prapa zonës evropiane dhe do të përpiqet deri në fund të sezonit që të ngjitet sa më shumë në tabelë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark