Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve kundër Union Berlinit.
“Mbretërit” triumfuar 1:0 me skuadrën gjermane në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Mesfushori Jude Bellingham ishte heroi i Real Madridit me golin e shënuar në minutën e katërt shtesë.
Përkundër dominimit nga ana e 14 herë kampionëve të Evropës, fraksioni i parë u mbyll 0:0.
I njëjti episod ndodhi edhe në pjesën e dytë ku Los Blancos vazhduan iniciativën duke kërkuar golin, por hasën në rezistencë të fortë nga ana e ekipit gjerman.
Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të mbyllej me barazim, Bellingham shënoi në portën e zbrazur në fund të takimit.
Real Madridi dhe Union Berlini janë në Grupin C së bashku me Napolin dhe Bragën./Lajmi.net/