200 mijë euro janë vjedhur në Teqen e Madhe të Gjakovës. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve, Shejh Lulzim Shehu për Gazetën Insajderi.
Për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Teqja e Madhe e Gjakovës – Prizrenit. Përmes një njoftimi të dërguar tek Gazeta Insajderi thuhet se paratë e vjedhura janë kursime disavjeçare të Shehut të Teqesë së Madhe, familjes Shehu dhe të besimtarëve.
Ata shprehën te indinjuar nga akti duke e quajtir si një akti vandal e makabër.
“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe. Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve” thuhet në njoftim.
Sipas tyre, paratë janë mbledhur për rindërtimin e objektit të Teqesë së Madhe në Marash-Hisar të Prizrenit.
“Mjetet janë mbledhur me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit”, thuhet në njoftim.
Foto nga plani i objektit.
Ata bëjnë thirrje që organet e rendit të zbardhin sa më shpejtë këtë rast.
Raporti i Policisë
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezajt, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës duke thënë se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, deklaroi ai.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”