×
Insajderi

Vjedhja e 200 mijë eurove në Teqenë e Gjakovës- Nga Bashkësisë së Tarikateve flasin për Insajderin

Insajderi
22 May 2023 - 22:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Sekretari i Bashkësisë së Tarikateve, Shejh Lulzim Shehu, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se janë vjedhur një shumë e parave që kapin vlerën rreth 200 mijë euro.

Bashkësisë së Tarikateve ka bërë të ditur se arsyeja pse shuma e madhe e parave është vjedhur është sepse sipas tyre nuk posedojnë një Numër Fiskal nga ATK dhe për këtë arsye janë të detyruar që mjetet t’i ruajnë në vende jo të sigurta.

“Bashkësisë së Tarikateve (BTK) nga Agjencia e Taksave të Kosovës (ATK) i mohohet e drejta me pas Numrin Fiskal dhe me operu lighërisht me fonde të cilat i tubon dhe posedon. Vjet u pajisem me Numrin Fiskal i cili mundëson hapjen e llogaris bankare dhe veprime tjera ligjore. Por, pas disa jave ATK e kërkon Certifikaten e Numrit Fiskal mbrapa pa dhën shpjegim dhe arsyen. Kjo është për t’u quditur sepse mbi 20 (njëzet) bashkësi fetare tashmë janë të pajisur me Numrin Fiskal dhe operojnë të lirë. Kjo është edhe arsyja që mjete për projekte tona ruhën në mënyrë joadekuate dhe janë pre e hajnave”, tha ai për Gazetën Insajderi.

Disa persona të panjohur dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 mijë euro në Teqenë e Madhe në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezajt, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës duke thënë se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se persona të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Mazllum Lakuci” në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari”, deklaroi ai.

Elezaj shtoi se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark