×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grabitje në Prishtinë, Policia jep detaje

    Insajderi
    03 March 2021 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forca të shumta të Policisë së Kosovës, janë parë në mbrëmjen e sotme në disa lagje të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, për Gazetën Insajderi, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast grabitje.

    Ai tutje ka thënë se grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania.

    “Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”,  ka thënë Krasniqi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark