×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grabitje si në filma në Fushë Kosovë – kapet me dhunë e futet në makinë…

    Insajderi
    30 January 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grabitje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.

    Rasti është raportuar në polici, viktima ka qenë duke ecur teksa është kapur me forcë nga persona të dyshuar e është futur në makinë.

    Të dyshuarit i kanë vjedhur viktimës disa gjesende personale dhe disa para.

    Për rastin është arrestuar një person ndërkohë viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

    Fushë Kosovë / 29.01.2024 – 22:00. Është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është futur me forcë në një veturë nga disa persona të dyshuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjate patrollimit nga njesitet policore është hasur në rrugë viktima mashkull kosovar. Dyshohet se të perfshire kane qenë disa të dyshuar kosovarë, te cilet  viktimës i kane marrur edhe disa gjesende personale dhe disa para. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,kurse lidhur me rastin është  arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull kosovar“, thuhet në raportin 24 orësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark