×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci: Organet e drejtësisë të shikojnë ligjshmërinë e përgjimeve

    Insajderi
    01 August 2016 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci ka reaguar pas përgjimeve të publikuara nga Insajderi – “Dosja e Shefave: Shteti në dorë të nëntokës” , në të cilën dëgjohet vetë Grabovci teksa koordinon të gjitha aktivitetet e paligjshme të partisë në bashkëpunim me kryetarin  e PDK-së Kadri Veseli, ish-kryetarin Hashim Thaçi dhe të tjerë.

    Në një intervistë me TV Dukagjinin, deputeti i PDK-së u shpreh i pasigurt rreth vërtetësisë së përgjimeve, derisa tha se ndihet “i qetë dhe i pastër”.

    “Të them të drejtën nuk i kam dëgjuar ato përgjime, por më së paku më bën përshtypje a është zëri im, apo s’është zëri im. Do të kërkoj ndihmë nga organet përkatëse, t’i drejtohemi atyre dhe t’i vërtetojmë ligjërisht [përgjimet]”, ka thënë Grabovci, raporton Insajderi.

    Sipas Grabovcit, këto audio-inçizime janë bërë me një tendencë të caktuar, e cila është eliminimi politik i tij.

    “Shiko, unë e di që edhe këtë pyetje po e bëni formalisht, sepse e dini edhe ju, dhe tendencat janë jo për të ndarë drejtësi, por për të më eliminuar politikisht”, ka thënë deputeti i PDK-së.

    Grabovci deklaroi se është “shërbëtor i popullit” dhe se ka bërë përpjekje për të ndihmuar shtetin e Kosovës.

    Përmes një serie bisedash telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit me Hashim Thacin, Kadri Veselin e të tjerë, Insajderi dëshmon se si këta njerëz e shtrijnë kontrollin e ndikimin e tyre mbi secilin institucion te Kosovës, përfshirë këtu edhe në sistemin gjyqësor e prokuorial, Policinë e Kosoveë, universitetet, mediat etj./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark