×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci për përgjimet: Jemi bërë deputetë duke premtuar punësim (Video)

    Insajderi
    04 August 2016 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për përgjimet e tij telefonike, të cilat i ka siguruar dhe po i publikon vazhdimisht gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë se është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë nëse ajo gjen se Grabovci ka bërë vepër penale.

    “Jam i gatshëm t’i përgjigjem në çdo kohë drejtësisë, respektoj shtetin tim, respektoj institucionet e mia, respektoj ligjet, dhe kurrë nuk kam tentuar të dalë mbi ligjin. Mirëpo, jam shumë i vetëdijshëm edhe për përgjegjësitë e mia. Nëse është vepër penale, nëse është krim për të kontribuar për të hapë vende të punës, për të punësuar njerëz, unë atëherë kërkoj nga drejtësia, ja ku jam, edhe unë jam i gatshëm të përgjigjem”, ka thënë Grabovci gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

    Në përgjimet telefonike që i ka siguruar Insajderi, dëgjohet qartë se si deputeti i PDK-së Adem Grabovci flet me persona tjerë duke bërë plane për t’i punësuar njerëzit.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/zHucogrMPoo” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    Këtë veprim ai e arsyeton me atë se, ai vetë, por edhe të gjithë deputetët tjerë, kanë ardhur në këto pozita duke u premtuar njerëzve punësim.

    “Por të gjithë ne këtu, pa përjashtim, kemi marrë obligim dhe jemi bërë deputet duke i premtuar elektoratit tonë, votuesve tonë, hapje të vendeve të reja të punës dhe punësim”, ka thënë më tej Gravovci.

    “Nëse është vepër penale pse unë kam lobuar ligjet, pse unë komunikoj me kolegët deputetë, bëjë përpjekje të jap sqarime aty  ku ka nevojë për votimin apo mosvotimin e një ligji, unë e them me përgjegjësi të plotë se ndihem shumë mirë që kam kontribuar për të kaluar ligji edhe i Hoçës, edhe i Prizrenit, edhe Gjykata speciale, edhe vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe shumë e shumë të tjera”, ka përfunduar ai./Insajderi.com

     

     

     

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark