×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabovci: Për Vetëvendosjen nuk vlejnë ligjet dhe institucionet

    Insajderi
    12 August 2016 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka reaguar ashpër ndaj partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, e cila publikoi sot numrat personal të telefonit të tij, teksa e cilësonte Grabovcin si “Qendër të thirrjeve për punësim”.

    Vetëvendosje, pasi publikoi numrat e telefonit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, ftojë me ironi qytetarët që ta thërrasin atë, në mënyrë që të fitojnë nga një vend pune. Kjo pasi përgjimet telefonike të publikuara së fundi nga Insajderi – “Dosja e Shefave” – Grabovci dëgjohet teksa rehaton njerëzit e afërm me partinë e tij në poste publike.

    Megjithatë, veprimin e sotëm të Vetëvendosjes Grabovci e cilëson si “papërgjegjësi totale” nga ana e tyre, raporton Insajderi.

    “S’kam koment, për Vetëvendosje nuk vlejnë as ligjet, as rregullat dhe as institucionet, s’kam se si e komentoj. Papërgjegjësi totale”, tha në një prononcim për portalin lajmi.net, Adem Grabovci.

    Gazeta Online Insajderi ka filluar para rreth dy javëve publikimin e “Dosjes së Shefave”, një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta. /Insajderi.com

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark