×
  • Lajme
  • Lajme

    Grafika që kryeministri e fshiu nga “Twitter” kundërshton të dhënat e tij

    Insajderi
    06 February 2017 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përvoja e kryeministrit Isa Mustafa me rrjete sociale nuk është edhe aq e mirë qysh prej kohës kur ai ka filluar t’i shfrytëzojë ato për të publikuar të dhënat për zhvillim ekonomik.

    Pasi muaj më parë bëri disa gabime në rrjetin social Facebook, tash një të tillë e ka bërë në rrjetin social “Twitter”.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka numëruar të arriturat e qeverisë së Kosovës nën mandatin e tij në fushën e ekonomisë duke paraqitur një grafikë me të dhënat mbi të ardhurat dhe rritjen ekonomike.

    fac

    Në njërin postim të tij në Twitter ku flitej për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto, Mustafa është detyruar ta ndryshojë atë duke e hequr fotografinë pasi në grafikë shihet se rritja e GDP-së është më e madhe në vitin 2008 dhe 2011 sesa në vitet 2015 dhe 2016.

    Në postimit e tjera serike të kryeministrit Mustafa suksesin e dytë ai e ka përmendur miratimin e ligjit për Trepçën, Investimet strategjike, reforma fiskale, dhe ndryshimi i ligjit për veteranët i cili është në fazën e dytë.

    musi

    Suksesi i radhës sipas Mustafës është fillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova Re” që sipas tij do të ndodh së shpejti.

    Kryeministri Mustafa edhe më parë kishte fshirë postime nga rrjetet sociale.

    Mustafa kishte fshirë dy postime në rrjetin social Facebook në tetor të vitit 2015. Kishte thënë se në të dyja rastet kjo është bërë për shkak se llogaria e tij ishte keqpërdorur.

    Në një postim që është shkruar në profilin e tij në Facebook, thuhej: “Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: ‘Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestojë Isa Mustafën’… ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të ‘popullit’”, kishte shkruar Mustafa.

    isu

    Menjëherë ishin ngjallur dyshime se Isa Mustafa i ka rënë vetë pishman për këtë postim. Në postimin e tij për fshirjen e këtij shkrimi, këtë dyshim ia kishin shprehur edhe ndjekës të Mustafës në Facebok. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark